OJQ - "BIOSFERA" kundërshton shkatërrimin e natyrës nga Bechtel-Enka
Letër e hapur :
Zyra e Kryeministrisë së Republikës së Kosovës ,
Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapsinor ,
Agjencionit të Pyjeve të Kosovës,
Kuvendit të Kosovës,
Kuvendi Komunal i Fushë Kosovës
Organizata jo-qeveritare Ambientaliste BIOSFERA:
Kërkojmë nga organet kompetente të Republikës së Kosovës që të ndalojnë menjeherë konzorciumin “BECHTEL-ENKA” në gërmimin që është duke e bërë në malin “ZONJA” (“GOSPOJA “) i cili shtrihet ndërmjet fshaterave Bardh i Madh dhe Vasilevë dhe në afërsi të fshatrave Grabovc i Ultë dhe Sllatinë të komunës së Fushë Kosovës.
Fshati Bardh i Madh edhe Grabovc i Ulët janë fshatrat më të dëmtuara nga Mihja Sipërfaqësore e Bardhit e cila gjatë punës gati 50 vjeqare ka shkatërruar pjesën dërmuese të sipërfaqeve natyrore dhe bujqësore. Sidomos gjatë kohës së regjimit të kaluar, nga puna e egër pa kurrfar kritere, janë mbuluar mbi 1000h tokë buke të klasit të lartë, (pa e llogaritur sipërfaqen e brendëshme të mihjes), janë shkatërruar dhe mbuluar më shumë se 500h pyje, janë shkatërruar burime të shumta të ujrave, përfshirë edhe kroin e njohur si “Kroi i Qelisë” i cili gjendej rrëzë malit në fjalë. Shumica e banorëve për rreth kanë humbur ujin në puset e tyre.
Nga lirimi i gazërave (pluhurit dhe tymit) nga Mihja Sipërfaqësore e Bardhit gjatë eksploatimit të qymyrit, palosjes së dheut, djegies së qymyrit, riparimit të ekskavatorëve etj., shumë njerëz ballafaqohen me sëmundje të shumta e të cilat dita ditës vetëm sa janë duke u shtuar.
Sot në emër të një zhvillimi dhe përparimi po shkatërrohet një pasuri e vendit e cila pos rëndësisë mjedisore-ekologjike, emocionale, të biodiversitetit etj., ka edhe rëndësinë historike të lidhur ngusht me Kalanë e Bardhit (njëra ndër kalatë më të vjetra të Kosovës) ku sipas legjendave Zonja e parë këtij populli të lasht ka pushuar gjatë verës në majën e këtij mali nga edhe e ka marrë emrin “Zonja”.
Qeverija e Republikes se Kosoves duhet përkundrazi të investoj në rivitalizimin e këtyre sipërfaqeve të shkatrruara, ripyllëzimin, rregullimin e një parku dhe futjen e kësajë zone nën mbrojtjen dhe perkujdesjen shtetërore. Ne duhet ta respektojmë natyrën dhe të zhvillojmë një mjedis të pastër jetësorë dhe njerëzit sado pak të ndihen të relaksuar nga dëmet e shkaktuara nder vite. Është e pa pranueshme që këtyre njerezve tju thyhet shpirti prapë duke e parë shkatrrimin edhe degradimin e mëtutjeshëm të vendit.
Andaj mendojmë se është mëse e qartë se Qeveria e Kosoves dhe organet kompetente nuk duhet të lejojnë një shkatërrim të malit Gospoja, dhe besojmë se do ti gjindet një alternativë e përshtatshme firmës në fjalë, por gjithmonë duke pasur parasysh kriteret mjedisore të vendit.
ORGANIZATA JO-Q EVERITARE AMBIENTALISTE “BIOSFERA”
Personi i autorizuar i OJQ-se :
Valon Berisha
[email protected]
(10/Mars/2013)